Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle që mbahet në Suharekë më 26 dhe 27 qershor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se planifikimet po zhvillohen me kujdes të shtuar dhe në koordinim me institucionet përkatëse.
“Përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle kanë nisur. Me planifikim të kujdesshëm, koordinim me institucionet dhe shumë energji pozitive, po përgatisim një mirëseardhje që do të mbahet mend”, ka shkruar ai.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







