spot_img
HomeLajmePlenkoviq uron Kurtin: Presim formimin e shpejtë të institucioneve,...

Plenkoviq uron Kurtin: Presim formimin e shpejtë të institucioneve, për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit tonë dypalësh

spot_img

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, e ka uruar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për rezultatin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

Në një postim në X, Plenkoviq ka thënë se Kroacia mbetet e përkushtuar në mbështetjen e rrugës evropiane të Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

Ai ka shtuar se formimi i shpejtë i institucioneve do të mundësojë vazhdimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të përbashkët.

“Urime kryeministrit Albin Kurti për rezultatet e zgjedhjeve. Kroacia mbetet e përkushtuar fuqimisht në mbështetjen e rrugës evropiane të Kosovës dhe ne presim formimin e shpejtë të institucioneve shtetërore për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit tonë dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Plenkoviq.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img