Shefja në detyrë e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka vizituar të martën Qendrën e Numërimit Komunal të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë.
Në këtë vizitë, ajo shoqërohej nga Jonathan Hargreaves, në kuadër të Vëzhgimit Diplomatik të koordinuar nga Bashkimi Evropian për procesin zgjedhor në Kosovë.
Palatova theksoi rëndësinë e fazës së numërimit dhe certifikimit të rezultateve, duke vlerësuar pjesëmarrjen e akterëve të ndryshëm në proces.
“Numërimi i votave dhe certifikimi i rezultateve janë të gjitha pjesë e integritetit të zgjedhjeve. Jam e lumtur që shoh partitë politike dhe vëzhguesit e organizatave të shoqërisë civile të angazhuar në proces”, ka deklaruar ajo.
Vizita u zhvillua në kohën kur po vazhdon procesi i numërimit të votave në qendrat komunale të numërimit, pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në Kosovë.
Postimi i plotë:
Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, vizitoi sot Qendrën e Numërimit Komunal të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë, së bashku me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, si pjesë e Vëzhgimit Diplomatik të koordinuar nga BE-ja.
“Numërimi i votave dhe certifikimi i rezultateve janë të gjitha pjesë e integritetit të zgjedhjeve. Jam e lumtur që shoh partitë politike dhe vëzhguesit e OSHC-ve të angazhuar në proces”, tha Palatova.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







