spot_img
HomeLajmeNjë muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për...

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

spot_img

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, për të pandehurin A.D., e cila mund të zgjasë deri më datën 07.07.2026, për shkak të dyshimi se i njëjti ka kryer veprën penale, “Asgjësimi i materialeve të votimit”.

Sipas komunikatës për media, bëhet e ditur se i pandehuri nuk guxon që të largohet nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe i ndalohet të kontaktojë me personat me të cilët ai nuk jetojnë apo janë të varur nga i ai.

“Nëse i pandehuri e shkel masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtit do të caktohet masa e paraburgimit”, thuhet në njoftim.
Gjykata me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

“Me datë 07 qershor, i pandehuri në cilësinë e anëtarit të KQZ-së, në keqpërdorim të detyrës, pozitës dhe autorizimeve të tij lidhur me zgjedhjet në qendrën e votimit në shkollën “Sharri” në Jabllanicë – Komuna e Prizrenit, me qëllim që të pengojë vijueshmërinë normale të zgjedhjeve, dhe pengimin e shprehjes së lirët ë vullnetit të qytetarëve, i pandehuri A.D., i merr dhe i fsheh gjashtë (6) fletëvotime të zbrazëta duke bërë shqyerjen e fletëvotimeve nga blloku i fletëvotimeve, të cilat pastaj i fsheh, duke keqpërdorur detyrat, pozitat dhe autorizimet lidhur me zgjedhjet”.
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe pretendimet e palëve gjatë seancës dëgjimore, si dhe nga shkresat e lëndës dhe provat materiale, ka gjetur se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është e pabazuar.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, është e mendimit se edhe me masën e arrestit shtëpiak, do të arrihet të sigurohet prezenca e të pandehurit në procedurë paraprake, dhe procedura do të mund të zhvillohet pa pengesa edhe me masën e arrestit shtëpiak.

“Duke marrë për bazë të gjitha faktet dhe rrethanat konkrete, Gjykata e vlerësoj masën e paraburgimit si të rëndë, në anën tjetër me masën e arrestit shtëpiak, do të sigurohet zhvillimi i pa penguar i procedurës hetimore, pasi që edhe me këtë masë liria e lëvizjes dhe e qarkullimit i të pandehurit do të jetë i kufizuar, dhe kontakti i vetëm që i njëjti mund të ketë është me anëtarët e familjes dhe të cilët jeton. E për më tepër, në rast se i pandehuri nuk e respekton masën e arrestit shtëpiak atëherë Gjykata do ta zëvendëson këtë masë me masën e paraburgimit”, bëhet e ditur në njoftim.

Kjo masë do të mbikëqyret nga Stacioni Policor në Prizren, të cilët edhe pa kërkesë të Gjykatës në çdo kohë mund të verifikojnë zbatimin e masës së arrestit shtëpiak dhe të njoftojnë Gjykatën për çdo cenim të mundshëm të masës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img