spot_img
HomeLajmeMarta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë:...

Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë: Stabiliteti institucional kyç për avancimin e vendit drejt BE-së

spot_img

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka bërë thirrje për unitet politik dhe kompromis në Kosovë, duke theksuar se stabiliteti institucional është kyç për avancimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Ajo gjithashtu shprehu gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin me Kosovën në procesin e integrimit evropian dhe zbatimin e Planit të Rritjes.

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka porositur se, në mënyrë që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, forcat politike duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional.

Kos është zyrtarja e parë nga Brukseli që përshëndeti mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe e uroi Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet e së dielës.

“Pres me padurim të kthehem në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur për të intensifikuar punën për integrimin evropian të Kosovës dhe për të vazhduar angazhimin lidhur me financimin në kuadër të Planit të Rritjes”, ka porositur ajo.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img