spot_img
HomeLajmeZbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2...

Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë euro

spot_img

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë.

Dogana përmes një postimi në Facebok, thotë se mallrat ishin paraqitur për zhdoganim nga importuesi, por për shkak të analizës së riskut, ngarkesa u përzgjedh për kontroll të detajuar nga zyrtarët doganorë.

“Gjatë verifikimit dhe krahasimit të dokumentacionit me gjendjen faktike të mallit, zyrtarët konstatuan praninë e një sasie të padeklaruar të radarëve për sisteme kundër vjedhjes. Bazuar në të dhëna nga zhdoganime të mëparshme për mallra të ngjashme, vlera e përafërt e mallit të padeklaruar vlerësohet rreth 2,050 euro”, thuhet në postim.

Dogana thekson se mosdeklarimi i mallit përbën kundërvajtje doganore sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, pasi synon shmangien ose uljen e detyrimeve të importit të parashikuara me ligj.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme, mbrojtjen e tregtisë së ligjshme dhe garantimin e konkurrencës së drejtë për të gjithë operatorët ekonomikë, duke kontribuar në sigurinë dhe integritetin e tregut të Kosovës”, thotë Dogana e Kosovës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img