spot_img
HomeLajmePZAP gjobit edhe LDK-në me 5 mijë euro, pasi...

PZAP gjobit edhe LDK-në me 5 mijë euro, pasi keqpërdori një vajzë të vogël në tubim zgjedhor

spot_img

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar si të bazuara ankesat e paraqitura nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), duke e gjobitur Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) me 5 mijë euro për shkak të pjesëmarrjes së një fëmije nën moshën 15-vjeçare në një aktivitet të fushatës zgjedhore.

Vendimi është marrë më 5 qershor 2026 nga paneli i përbërë nga kryesuesja Kymete Kicaj dhe anëtarët Skender Çoçaj e Arsim Hamzaj.

Edhe në një rast tjetër, PZAP e kishte pranuar si të bazuara ankesat e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) me 5 mijë e 100 euro, për përdorimin e një fëmije nën moshën 15-vjeç në tubim zgjedhor në Vushtrri.

Sipas dispozitivit të vendimit, PZAP ka pranuar si të bazuara ankesën e IKD-së me numër ZP.Anr.13/2026 dhe ankesën e LVV-së me numër ZP.Anr.18/2026, të paraqitura më 4 qershor 2026. Për pasojë, LDK-së i është shqiptuar dënim me gjobë në lartësi prej 5 mijë eurosh, të cilën duhet ta paguajë brenda 15 ditëve nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas arsyetimit të vendimit, ankesa e IKD-së kishte të bënte me një tubim zgjedhor të LDK-së të mbajtur më 3 qershor 2026 në Viti, me fillim rreth orës 17:00.

IKD kishte pretenduar se nga video-incizimet e tubimit shihet se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i jep hapësirë në skenë një vajze të mitur e cila mban flamurin e subjektit politik. Sipas ankesës, Abdixhiku i është drejtuar publikisht vajzës duke i kërkuar që flamurin ta mbajë lart, ndërsa ajo ka vazhduar të qëndrojë në skenë para pjesëmarrësve të tubimit duke ekspozuar simbolin e partisë.

Në vendim citohet se përfshirja e të miturës nuk konsistonte vetëm në praninë fizike në tubim, por edhe në paraqitjen e saj në skenë me simbolin identifikues të subjektit politik dhe sipas udhëzimeve të drejtpërdrejta të kryetarit të partisë.

Po ashtu, në ankesë është theksuar se gjatë aktivitetit, Abdixhiku iu referua vajzës si fëmijë, duke deklaruar: “Ne fëmijët nuk e shtyjmë me recitu poezi që e ofendojnë të tjerët, ne fëmijët i kemi krenarë…”.

Sipas IKD-së, kjo deklaratë dëshmonte se subjekti politik ishte i vetëdijshëm.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img