spot_img
HomeLajmeNga uniforma e UÇK-së te shërbimi për qytetarët –...

Nga uniforma e UÇK-së te shërbimi për qytetarët – rrugëtimi i Dr. Vjollca Kadolli Halilit

spot_img

Kandidatja e LDK-së për deputete, Dr. Vjollca Kadolli Halili, po prezantohet para qytetarëve si një figurë me kontribut të gjatë në shërbim të vendit dhe komunitetit.

Gjatë luftës në Kosovë, si studente e Mjekësisë, ajo iu bashkua kushtrimit për liri duke shërbyer në radhët e UÇK-së, ku kontribuoi në kujdesin shëndetësor të pjesëtarëve të luftës çlirimtare.

Pas përfundimit të luftës, Dr. Kadolli Halili vazhdoi angazhimin e saj në sektorin e shëndetësisë, duke u bërë një nga figurat e njohura dhe të respektuara në komunën e Vitisë. Përmes punës së saj profesionale, ajo ka ofruar shërbime dhe kujdes për mijëra qytetarë ndër vite.
Mbështetësit e saj vlerësojnë se përkushtimi, humanizmi dhe angazhimi i vazhdueshëm në shërbim të njerëzve e bëjnë atë një shembull të gruas që kontribuon për shoqërinë dhe shtetin në çdo etapë të jetës.

Në kuadër të fushatës zgjedhore, qytetarëve po u bëhet thirrje që më 7 qershor të mbështesin LDK-në me numrin 113 dhe kandidaten për deputete Dr. Vjollca Kadolli Halili me numrin 36.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img