Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Kodra ka vazhduar me takimet përgjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 7 qershorit, këtë herë duke vizituar banorët e fshatit Leshan.
Kodra tha se vazhduan takimet në Leshan për të prezantuar planin për ndryshim në LDK.
“Këto takime direkte po më mësojnë çdo ditë më shumë për mendimet, shqetësimet dhe sfidat që i kalojmë si qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







