Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se nesër është afati i fundit për të aplikuar për shtesat e 100 eurove, nga masa e Pakos së Përballjes me Inflacionin 2.0.
“Sigurohuni që të dhënat që i plotësoni të jenë të sakta, në mënyrë që aplikimi juaj të mund të procesohet me sukses”, ka shkruar Murati.
Murati tha se studentët mund të aplikojnë përmes eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar, kurse punëtorët e sektorit jo-publik mund të aplikojnë përmes formularit në faqen e ATK-së.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







