Jose Mourinho pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme si trajneri i ri Real Madridit, gjithmonë nëse Florentino Perez do të rizgjdhet si president i “Los Blancos”, nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Mediet spanjolle zbulojnë se Jose Mourinho i ka kërkuar Perezit largimin e 6 lojtarëve nga ekipi aktual, të cilët nuk bëjnë pjesë në projektin e tij. Lista fillon me dy emra me “peshë” si Eduardo Camavinga dhe Rodrygo Goes, për të vazhduar me Franco Mastantuono, Fran Garcia, Raul Asencio dhe Dani Ceballos.







