Për të parandaluar hedhjen e mbeturinave vëllimore dhe inerte në hapësirat publike, Komuna e Prishtinës ka nisur të zbatojë masa të rrepta ndaj qytetarëve të papërgjegjshëm.
Sipas njoftimit zyrtar, çdo individ që kapet duke ndotur hapësirat e qytetit do të gjobitet me 300 euro dhe njëkohësisht do të detyrohet t’i largojë vetë mbeturinat që ka hedhur.
Komuna thekson se nuk do të ketë tolerim për ndotësit e mjedisit dhe i fton qytetarët të kontribuojnë aktivisht në ruajtjen e pastërtisë dhe bukurisë së qytetit.
Autoritetet lokale nënvizojnë se këto masa janë pjesë e përpjekjeve për një ambient më të pastër dhe një Prishtinë më të shëndetshme për të gjithë banorët.
Komunikata e plotë:







