spot_img
HomeLajmeAlbena Reshitaj: Mbështetja për artistët është përkrahje për shtetin

Albena Reshitaj: Mbështetja për artistët është përkrahje për shtetin

spot_img

Kandidatja për deputete nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj ka bërë të ditur se bashkë me kolegë artistë nga fusha e artit, ka mirëpritur në  takim kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhikun dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani. 

Përmes një njoftimi, Reshitaj shkroi se në këtë takim diskutuan për sfidat dhe prioritetet e sektorit të kulturës dhe artit.

Me ç’rast, Reshitaj ka nënvizuar shtatë tema kryesore në këtë fushë.

Postimi i plotë: 

Sot pata kënaqësinë që së bashku me kolegë artistë nga fusha të ndryshme, ta mirëpresim në një takim të ngrohtë Presidenten Vjosa Osmani dhe kandidatin tonë për kryeministër, Lumir Abdixhiku. Diskutuam për sfidat dhe prioritetet e sektorit të kulturës dhe artit, ku dua t’i veçoj shtatë tema kryesore.
1. Politikat zhvillimore për kulturën dhe artin, ku theksua nevoja që investimet kapitale në kulturë të vazhdojnë dhe të mos zëvendësohen me subvencione të rastësishme.
2. Edukimi kulturor dhe promovimi i trashëgimisë, pasi rëndësia e edukimit të të rinjve për kulturën është shumë e madhe.
3. Decentralizimi i kulturës dhe artit, siç edhe artistët kërkuan që aktivitetet kulturore dhe mbështetja institucionale të mos përqendrohen vetëm në kryeqytet, por të shtrihen në të gjitha komunat e Kosovës.
4. U kërkua përfundimi me kohë i renovimeve të zgjatura prej vitesh, në mënyrë që artistët dhe publiku të kenë qasje në hapësira funksionale dhe moderne.
5. Lehtësimi i procedurave administrative dhe mbështetja institucionale, pasi u ngrit shqetësimi se burokracia po pengon kreativitetin dhe realizimin e projekteve artistike
6. Zbatimi i ligjit për sponsorizime dhe fuqizimi i partneriteteve
7. Meritokracia dhe fuqizimi i institucioneve kulturore
Si mesazh qendror i takimit, u theksua nevoja për emërimin e kuadrove profesionale, me integritet dhe kompetencë, në vend të praktikave që favorizojnë mediokritetin dhe servilizmin. Në këtë kuadër u kërkua edhe riaktivizimi i hapësirave kulturore të rëndësishme, përfshirë galerinë në Pallatin e Rinisë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img