Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjollca Kadolli, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Tërpezë të Komunës së Vitisë, ku ka marrë mbështetje dhe inkurajim në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Kadolli tha se gjatë takimit ka ndjerë edhe një herë forcën e besimit dhe përkrahjes së bashkëfshatarëve të saj, duke e cilësuar Tërpezën si një vend me traditë, vlera dhe njerëz punëtorë që gjithmonë kanë ditur të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.
Ajo vlerësoi gjithashtu kontributin historik të fshatit, duke theksuar se Tërpeza është vendlindja e heronjve të mëdhenj të popullit dhe e figurës së njohur Hysen Tërpeza.
“Faleminderit secilit për mikpritjen, për fjalët inkurajuese dhe për besimin tuaj. Bashkë do të vazhdojmë rrugën e fitores, dinjitetit dhe zhvillimit, me përkushtim për Tërpezën, Vitinë dhe gjithë Kosovën”, ka deklaruar Kadolli.
Ajo theksoi se uniteti dhe bashkëpunimi janë çelësi i suksesit, duke shtuar se “kur ecim bashkë jemi edhe më të fortë”.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







