spot_img
HomeLajmeTragjedia në Shëngjin, humbin jetën dy të rinj pasi...

Tragjedia në Shëngjin, humbin jetën dy të rinj pasi u morën nga dallgët – dyshohet se janë nga Kosova

spot_img

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër shokë nga Kosova që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta.

Siç raporton Tch, dyshohet se të rinjtë janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit, ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën dhe dy raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e personave të tjerë.

Në zonë pritet ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe e Policisë së Shtetit, me qëllim sqarimin e plotë të situatës dhe gjetjen e personave të përfshirë.

Hetimet dhe verifikimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacion zyrtar në orët në vijim.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img