Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Kodra ka njoftuar se bashkë me kandidatët e tjerë kanë vazhduar takimet me banorët e fshatrave Semetisht, Nishor, Kasterc, Peqan, Studençan, Samadraxhë e fshatrave të tjera përreth të komunës së Suharekës.
Kodra tha se mbështetja, mikpritja dhe besimi që po marrin janë dëshmi se fryma e ndryshimit po forcohet çdo ditë.
“Faleminderit të gjithëve për pritjen e ngrohtë dhe për besimin”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Me shumë kënaqësi po vazhdojmë takimet me qytetarët e Semetishtit, Nishorit, Kastercit, Peqanit, Studençanit, Samadraxhës dhe fshatrave të tjera përreth.
Mbështetja, mikpritja dhe besimi që po marrim janë dëshmi se fryma e ndryshimit po forcohet çdo ditë.
Faleminderit të gjithëve për pritjen e ngrohtë dhe për besimin.
LDK 113
Besim Kodra 65
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







