Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Kuçi bashkë me kandidatët e tjerë kanë vazhduar takimet në qytete e fshatra të ndryshme të vendit gjatë fushatës elektorale që i prijnë zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. 1
Kuçi ka bërë të ditur se ka vizituar fshatin Samadraxhë të komunës së Suharekës, aty ku tha se u pritën me shumë ngrohtësi e respekt, që sipas tij tregon lidhjen e fortë të këtij vendi me rrugën e zhvillimit që po e ndërtojnë bashkë.
“Mbështetja juaj është shtysë e madhe për të vazhduar me punë dhe angazhim në çdo qytet e çdo fshat të vendit”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Në Samadraxhë u pritëm me shumë ngrohtësi dhe respekt, gjë që tregon lidhjen e fortë të këtij vendi me rrugën e zhvillimit që po ndërtojmë bashkë.
Mbështetja juaj është shtysë e madhe për të vazhduar me punë dhe angazhim në çdo qytet e çdo fshat të vendit.
Faleminderit për mikpritjen! 🤝✌️
✅️ #LDK113
✅️ #blerimkuçi47 See less
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







