spot_img
HomeLajmeThemelimi i Fondit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Kodra:...

Themelimi i Fondit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Kodra: Fantazi elektorale për të marrë vota

spot_img

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Kodra ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në detyrë për themelimin e Fondit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Qeveria në detyrë themelon Fondin e detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Kodra ka thënë se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore është themeluar moti kohë, duke theksuar se vet ministri i shëndetësisë ka qenë kryetar i Bordit të Fondit dhe si sipas tij po ashtu tashmë janë në punë afër 50 punëtorë.

Tutje, duke iu referuar vendimit të qeverisë, Kodra gjen kontradikta mes dy pikave, që sipas tij në njërën anë po thuhet që Fondi nuk ekziston, ndërsa në anën tjetër për zbatimin e vendimit obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Sipas tij, kjo nuk ka kurrfarë kuptimi ndërsa i ka quajtur fantazi elektorale për të marrë vota.

“Kanë qenë 6 vjet në dispozicion dhe ka dështuar implementimi. Nuk mundemi me një vendim që s’ka pikë kuptimi me na bë me besu që diçka ka me ndodh”, ka shkruar ai.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img