spot_img
HomeLajmePas verifikimit të njehsorëve elektrikë, MINT shqipton gjobë 110...

Pas verifikimit të njehsorëve elektrikë, MINT shqipton gjobë 110 mijë euro ndaj KEDS-it

spot_img

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se gjatë muajit maj ka vazhduar procesi i verifikimit të njehsorëve elektrikë të konsumatorëve që kanë paraqitur ankesa pranë Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës, nga kontrollet e realizuara janë identifikuar 18 njehsorë me afat të skaduar validiteti, dy njehsorë me miratim tipi të tërhequr dhe 30 njehsorë me pasaktësi në datë dhe orë.

Bazuar në këto gjetje dhe në përputhje me Ligjin për Metrologjinë, Inspektorati Qendror i Tregut ka shqiptuar ndaj KEDS-it gjoba në vlerë totale prej 110 mijë eurosh.

“Bazuar në gjetjet e evidentuara dhe në përputhje me Ligjin për Metrologjinë, Inspektorati Qendror i Tregut ka shqiptuar ndaj KEDS-it gjoba në vlerë prej 110,000 euro. Ndërkohë, raportet zyrtare të verifikimit janë dorëzuar edhe te KESCO, me qëllim të kompensimit të konsumatorëve të dëmtuar. Procesi i verifikimit të njehsorëve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, deri në trajtimin dhe shqyrtimin e plotë të të gjitha ankesave të paraqitura në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit”.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img