spot_img
HomeLajmePolicia arreston tre persona dhe konfiskon mbi 25 kilogramë...

Policia arreston tre persona dhe konfiskon mbi 25 kilogramë drogë

spot_img

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka konfiskuar mbi 25 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, gjatë një aksioni të realizuar në veri të vendit dhe në pikëkalimet kufitare.

Sipas Policisë së Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka realizuar një plan taktik të koduar “Kontrolli”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e aktiviteteve të trafikut të narkotikëve.

Gjatë operacionit, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë janë identifikuar dy automjete të dyshuara me targa serbe. Njëri prej tyre është ndaluar në Zveçan, ndërsa automjeti tjetër në Jarinjë.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit të detajuar të automjetit të ndaluar në Zveçan janë zbuluar hapësira të modifikuara për fshehjen e narkotikëve, ku është gjetur një sasi prej rreth 25.984 kilogramë marihuanë. Ndërkohë, automjeti tjetër dyshohet se ka shërbyer si përcjellës për sigurimin e rrugës.

Në vendngjarje ka dalë edhe Njësia e Forenzikës për procedurat e nevojshme hetimore.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar, një shtetas i Serbisë dhe dy shtetas të Malit të Zi. Policia e Kosovës thekson se të gjitha veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img