spot_img
HomeLajmeÇfarë do të bënte në drejtim të forcimit të...

Çfarë do të bënte në drejtim të forcimit të kapaciteteve të sigurisë në Kosovë, nëse zgjidhet deputet? Flet Gëzim Hazrolli

spot_img

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Gëzim Hazrolli ka qenë i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” në kuadër të HisariOnline, ku ka shpalosur profilin e tij si kandidat nga kjo parti.  

Hazrolli është pyetur se nëse zgjidhet deputet, çfarë do të bënte në drejtim të forcimit të kapaciteteve të sigurisë në Kosovë.

“Nëse e marr besimin e elektoratit padiskutim që ekspertiza, përvoja ime është në fushën e sigurisë dhe do të tentoj ta bëjë më të mirën time aty, por do të jem i gatshëm të kryej edhe detyra të tjera që më besohen, dhe qëllimi im kryesor është që të ruajmë vlerat, nga kemi ardhë deri sot, dhe ato janë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ato duhet t’i ruajmë si sytë e ballit. Tjetra, te aspekti i forcimit të institucioneve të sigurisë, unë mendoj që kemi një traditë edhe pse në këtë kohë të shkurtër pas luftës që duhet faktikisht të mbindërtojmë kapacitetet e nevojshme për ruajtjen e jetës të qytetarëve të Kosovës dhe integritetin dhe sovranitetin e vendit tonë”, ka thënë Hazrolli.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img