spot_img
HomeLajmeAdelina Thaçi: Kur politika fillon t’i përdorë fëmijët për...

Adelina Thaçi: Kur politika fillon t’i përdorë fëmijët për të sulmuar kundërshtarët, kemi kaluar një vijë që s’do të duhej të kalohej kurrë

spot_img

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Adelina Thaçi ka reaguar pas një videoje ku një vajzë e mitur përmes një recitimi u përfshi në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri.

Ish-deputetja Thaçi ka thënë se kur politika fillon t’i përdorë fëmijët për të sulmuar kundërshtarët, kemi kaluar një vijë që nuk do të duhej të kalohej kurrë.

“Fëmijët nuk janë ushtarë të partive politike dhe as mjete propagande. Ata duhet të edukohen me respekt, kulturë debati dhe vlera demokratike, jo me gjuhë përçarëse që nuk i përket moshës së tyre”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Kur politika fillon t’i përdorë fëmijët për të sulmuar kundërshtarët, kemi kaluar një vijë që nuk do të duhej të kalohej kurrë.
Një fëmijë nuk duhet të ngjitet në skenë për të etiketuar, sharë apo akuzuar askënd. Fëmijët nuk janë ushtarë të partive politike dhe as mjete propagande. Ata duhet të edukohen me respekt, kulturë debati dhe vlera demokratike, jo me gjuhë përçarëse që nuk i përket moshës së tyre.
Sot nuk është çështja se kujt iu drejtuan ato fjalë. Çështja është se një fëmijë u vendos në një rol që nuk i takon. Politika është përgjegjësi e të rriturve. Fëmijëria duhet të mbetet e shenjtë dhe e mbrojtur nga betejat tona politike.
Nëse heshtim sot, nesër do ta konsiderojmë normale atë që nuk duhet të jetë kurrë normale.
Fëmijët le t’i lëmë jashtë politikës. Ata meritojnë të jenë fëmijë, jo zëdhënës të urrejtjes dhe përçarjes.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img