spot_img
HomeLajmeLDK tubim elektoral të dielën në Suharekë, Kuçi: Le...

LDK tubim elektoral të dielën në Suharekë, Kuçi: Le ta mbushim sallën me energji, shpresë dhe besim për të ardhmen

spot_img

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë tubim elektoral në Suharekë të dielën.

Lidhur me këtë, kandidati për deputet nga LDK i kësaj komune, Blerim Kuçi ka ftuar qytetarët që të jenë pjesë e këtij tubimi.

“Le ta mbushim sallën me energji, shpresë dhe besim për të ardhmen. Le të tregojmë se kur qytetarët bashkohen rreth vlerave të përbashkëta, asgjë nuk është e pamundur”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: 

Blerim Kuçi: Të dashur qytetarë të Therandës,

Ka ardhur momenti të dëshmojmë forcën e bashkimit tonë. Ju ftojmë të merrni pjesë në Tubimin Elektoral që do të mbahet nesër në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”.

Le ta mbushim sallën me energji, shpresë dhe besim për të ardhmen. Le të tregojmë se kur qytetarët bashkohen rreth vlerave të përbashkëta, asgjë nuk është e pamundur.

Prania juaj është mesazh i qartë se e ardhmja ndërtohet së bashku.

BASHKOHU!
Për një rrugëtim të ri, për një fitore të përbashkët, për një Kosovë më të fortë.

Të gjithë bashkë, drejt fitores! ✌️

#LDK113

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img