Kandidatja për deputete nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj bashkë me kandidatët e tjerë nga Suhareka ka vizituar fshatin Reçan.
Reshitaj tha se kishin kënaqësi të takojnë banorët e Reçanit, të cilët tashmë e kanë përqafuar fuqishëm unifikimin, si lista më e pastër në këto zgjedhje.
Postimi i plotë:
Bashkë me kryetarin e degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala dhe kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi, Nexhat Ramadani, Besim Kodra e Selman Kolgeci, kishim kënaqësi të takojmë banorët e Reçanit, të cilët tashmë e kanë përqafuar fuqishëm unifikimin tonë, si lista më e pastër në këto zgjedhje.
Përderisa të tjerët kanë futur në garë persona me aktakuza e konflikte me ligjin, LDK po i jep vendit alternativën më të dinjitetshme.
#LDK113#Numri7#A7benaReshitaj
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







