spot_img
HomeLajmeBesim Kodra tregon secila do të jetë mënyra që...

Besim Kodra tregon secila do të jetë mënyra që do t’i qaset problemeve në shëndetësi nëse zgjedhet deputet

spot_img

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Kodra, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” në kuadër të mediumit HisariOnline, ku ka folur për kandidimin e tij për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. 

Kodra, si një njohës i fushës së shëndetësisë, ka treguar për gjërat e para që do t’i bënte në fushën e shëndetësisë nëse do të zgjidhej deputet.

“Unë kam marrë, kam analizuar të gjitha planet që ka pasë Lidhja Demokratike ndër vite dhe i kam hartuar dhe një plan timin personal se cila do të jetë ajo forma të cilën unë do t’i qasem problemeve në shëndetësi. Gjëja e parë dhe e pazëvendësueshme është dixhitalizimi i shëndetësisë. Zakonisht LDK e PDK dhe partitë tjera të cilat kanë qenë në pushtet janë akuzuar qe sa vite që s’kanë bërë asgjë. Unë mund të them me shumë përgjegjësi si ekspert i fushës, kanë qenë të mjaftueshme, super të mjaftueshme pesë vite për me ba sigurime shëndetësore, për me dixhitalizu shëndetësinë. A e dini që ne i kemi 1 milionë e gjysmë njerëz në Kosovë dhe i kemi dikund 5,400 mjekë në sistemin publik të cilët mund të menaxhohen nga një laptop i thjeshtël. Ne ende nuk kemi arritë me ba sistem elektronik të menaxhmit të të dhënave në shëndetësi, pa të dhana e kemi telashe me avancu përpara. Duhet të bëhet mjekësia familjare, e kemi pa mërgimtarët kur vijnë tek ne gjithmonë thonë që e kemi mjekun e familjes, i cili përkujdeset për shëndetin e tyre. Unë gjatë historikut tim të punës kam takuar njerëz që kanë përdorur 25 barna në ditë, merreni me mend 25 barna përveç që kanë kosto ekonomike, kanë kosto të jashtëzakonshme edhe në shëndetin e njerëzve, sepse nuk e kanë një mjek të familjes i cili përkujdeset se çka njerëzit janë duke konsumuar këtu”, ka deklaruar Kodra.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img