Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Albena Reshitaj ka publikuar foto nga tubimi i hapjes së fushatës zgjedhore të LDK-së.
LDK vendosi që fushatën ta hapë në kryeqytet, në sallën “1 tetori”, ku njëherit ka prezantuar edhe listën e 110 kandidatëve për deputetë.
“Hapja madhështore e fushatës së LDK-së, 113. ✌️💙”, ka shkruar Reshitaj, ndërsa ka publikuar edhe një foto nga ky tubim.

Reshitaj garon si deputete me numrin 7 në listën e LDK-së.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







