spot_img
HomeLajmeGega për ndarjen nga jeta të Flamur Kuqit: Humbja...

Gega për ndarjen nga jeta të Flamur Kuqit: Humbja e tij është e rëndë për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e njohën nga afër

spot_img

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Arben Gega ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e ndarjes nga jeta të Flamur Kuqit nga Suhareka. 

Gega tha se Kuqi ishte një kontabilist i përkushtuar, qytetar i devotshëm dhe biznesmen i përgjegjshëm, i cili me punën, korrektësinë dhe sjelljen e tij la gjurmë te shumë njerëz, përfshirë edhe mua si bashkëpunëtor.

“Humbja e tij është e rëndë për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e njohën nga afër”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Flamur Kuqit, një kontabilist i përkushtuar, qytetar i devotshëm dhe biznesmen i përgjegjshëm, i cili me punën, korrektësinë dhe sjelljen e tij la gjurmë te shumë njerëz, përfshirë edhe mua si bashkëpunëtor.
Flamuri do të kujtohet për urtësinë, ndershmërinë dhe respektin që tregonte ndaj secilit. Humbja e tij është e rëndë për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e njohën nga afër.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kuqi, miqve dhe bashkëpunëtorëve. I paharruar kujtimi për të!

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img