Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Kuçi ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Kuçi shkroi se Bajrami është festë e besimit, sakrificës dhe solidaritetit — vlera që e mbajnë të fortë familjen, shoqërinë dhe shtetin tonë.
Ai ka uruar që kjo festë të sjellë mbarësi në çdo shtëpi dhe më shumë shpresë për vendin tonë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Në këtë ditë të shenjtë të Kurban Bajramit, ju uroj me zemër paqe, shëndet dhe begati në familjet tuaja.
Bajrami është festë e besimit, sakrificës dhe solidaritetit — vlera që e mbajnë të fortë familjen, shoqërinë dhe shtetin tonë. Në këto ditë feste, le të jemi më afër njëri-tjetrit, më pranë atyre që kanë nevojë dhe më të bashkuar për të ardhmen që meritojmë.
Uroj që kjo festë të sjellë mbarësi në çdo shtëpi dhe më shumë shpresë për vendin tonë.
Gëzuar Kurban Bajramin!
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







