Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Adelina Thaçi Meta ka uruar besimtarët e fesë islame me rastin e Kurban Bajramit.
Thaçi shkroi se kjo festë na kujton vlerat më të bukura njerëzore,dashurinë, solidaritetin, respektin dhe afërsinë me njëri-tjetrin.
“Uroj që këto ditë feste t’i kaloni me zemër të qetë, pranë më të dashurve tuaj, me gëzim e mirësi në çdo vatër familjare”, ka shkruar tutje ajo.
Postimi i plotë:
Adelina Thaçi Meta: Perhajer Bajramin!
Me rastin e festës së Bajramit, ju uroj nga zemra paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja. Kjo festë na kujton vlerat më të bukura njerëzore,dashurinë, solidaritetin, respektin dhe afërsinë me njëri-tjetrin.
Uroj që këto ditë feste t’i kaloni me zemër të qetë, pranë më të dashurve tuaj, me gëzim e mirësi në çdo vatër familjare.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







