Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Gëzim Hazrolli, bashkë me bashkëpartiakët e tij kanë vizituar sot fshatin Korishë dhe lagjen Arbana të Prizrenit.
Hazrolli tha se energjia, mikpritja dhe përkrahja që po marrin çdo ditë, janë motiv shtesë për të vazhduar angazhimin me përgjegjësi dhe përkushtim.
“Faleminderit të gjithëve për pritjen dhe diskutimet e hapura për temat që preokupojnë qytetarët tanë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Takime të mira e bashkëbisedime shumë të vlefshme me qytetarë në Korishë dhe në lagjen Arbana të Prizrenit.
Energjia, mikpritja dhe përkrahja që po marrim çdo ditë janë motiv shtesë për të vazhduar angazhimin me përgjegjësi dhe përkushtim.
Faleminderit të gjithëve për pritjen dhe diskutimet e hapura për temat që preokupojnë qytetarët tanë.
Me respekt,
Gjeneral (R.) Gëzim Hazrolli

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







