Është hapur sot aplikimi për shtesat prej 100 eurove për studentët.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, përmes një videoje në Facebook.
Ai tha se aplikimi mund të bëhet përmes platformës E-Kosova, te kategoria “Familja”.
Aplikimi do të zgjasë deri më 5 qershor.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







