spot_img
HomeLajmeRrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor...

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

spot_img

Këshilli Gjyqësor i Kosovës më 6 vota për, ka zgjedhur kryesues të KGJK-së, Rrustem Thaqin.

Mandati i tij do të jetë tre-vjeçar dhe do të fillojë nga sot.

Kundërkandidati i tij, Besnik Bislimaj i mori pesë vota.

Në votim morën pjesë 11 anëtarë.

Sikurse në konkursin e kaluar, në garë ishin dy kandidatët e njëjtë Besnik Bislimaj- gjyqtar nga Gjykata e Apelit dhe Rrustem Thaqi, gjyqtar nga Gjykata Supreme.

Ndryshe, dy kandidatët nuk mbajtën fjalim para votimit, pasi kishin paraqitur vizionet e tyre në procesin e kaluar.

Fillimisht, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) më 12 mars shpalli konkurs për kryesues të ri, i cili ishte i hapur deri më 26 mars 2026. Por, më 30 prill dështoi zgjedhja e kryesuesit pasi dy kandidatët morën nga pesë vota, kështu u rishpall konkursi.

Mandatin e kryesuesit i fundit e ka mbajtur gjykatësi nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, Albert Zogaj.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img