Gjeneral Gëzim Hazrolli do të kandidojë për deputet edhe për zgjedhjet e 7 qershorit.
Hazrolli ishte kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës edhe në zgjedhjet e fundit të dhjetorit të vitit të kaluar, i cili mori mbi 15 mijë vota por nuk i mjaftuan të bëhej deputet.
Hazrolli ka kërkuar votën e qytetarëve edhe njëherë, i cili ka premtuar se nuk do t’i zhgënjejë qytetarët.
“Do të vazhdoj të jem zëri i atyre që besojnë në shtet, në dinjitet, në siguri dhe në një Kosovë që meriton më shumë”, ka shkruar Hazrolli.
Postimi i plotë:
“Ka beteja që nuk zhvillohen për pushtet, por për dinjitetin e një shteti.”
15,341 vota.
15,341 herë besim.
15,341 zëra që më besuan t’i përfaqësoj me ndershmëri dhe përgjegjësi.
Për secilën prej jush – faleminderit.
Secila votë për mua ka qenë besim, respekt dhe obligim ndaj jush dhe ndaj Kosovës. Dhe sot, me të njëjtin përkushtim, po rikthehem sërish në garë për Parlamentin e Kosovës.
Betohem se nuk do t’ju zhgënjej.
Do të vazhdoj të jem zëri i atyre që besojnë në shtet, në dinjitet, në siguri dhe në një Kosovë që meriton më shumë.
E di që rrugëtimi ynë nuk ndalet këtu.
Sepse numri i atyre që besojnë se Kosova mund dhe meriton më shumë, çdo ditë po rritet.
Bashkë me LDK-në.
Bashkë me ju.
Të pathyeshëm për Kosovën.
Me respekt,
Gjeneral Gëzim Hazrolli
✅ Gëzim Hazrolli-35
✅ Lidhja Demokratike e Kosovës-113

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







