spot_img
HomeLajmeGjini pasi u zgjodh kryetar i ri i AAK-së:...

Gjini pasi u zgjodh kryetar i ri i AAK-së: Mirënjohës për besimin, falënderim të veçantë për Ramush Haradinajn

spot_img

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e marrë pas zgjedhjes në krye të partisë, duke falënderuar qytetarët, anëtarët dhe mbështetësit për besimin e dhënë.

Gjini tha se është thellësisht mirënjohës për çdo mesazh, koment dhe mbështetje, duke e cilësuar këtë besim si një zotim për më shumë punë dhe përgjegjësi.

“Jam thellësisht mirënjohës për çdo mesazh, koment dhe mbështetje. Ky besim është zotim për punë dhe përgjegjësi e madhe”, ka shkruar Gjini.

Ai ka adresuar një falënderim të veçantë për Kryetarin e Nderit të Aleancës, Ramush Haradinaj, për të cilin tha se ka treguar lidership të palëkundur dhe besim për të çuar përpara vizionin e përbashkët politik.

“Një falënderim i veçantë dhe me respekt të lartë shkon për Kryetarin e Nderit të Aleancës, z. Ramush Haradinaj. Faleminderit për lidershipin e palëkundur dhe besimin e dhënë për ta çuar përpara vizionin tonë të përbashkët”, thuhet në postimin e Gjinit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img