Karnavali “Golden Eagle” do të rikthehet këtë vit në Suharekë.
Pas një pauze të vitit të kaluar, spektakli i madh i karnavalit, i organizuar nga Golden Eagle, rikthehet në këtë qytet.
Golden Eagle ka njoftuar se karnavali do të mbahet mes dy ditëve, në datat 26 dhe 27 qershor.
E për këtë ngjarje të madhe, artisti shqiptar Alban Skenderaj do të performojë zyrtarisht.
“Alban Skenderaj do të ndez skenën e Karnevalit Golden Eagle 🎤🔥
Lights on, music up… kjo natë do të mbahet mend”, ka shkruar faqja zyrtare e këtij eventi.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







