Jehona Lushaku-Sadriu ishte në çdo seancë në legjislaturën e kaluar dhe ndër deputetët më aktiv.
Paraprakisht ajo është gruaja që dëshmoi se për të ndryshuar sistemin e arsimit, duhet punë konkrete. Reforma e mësimit gjithëditor që ajo nisi në Prishtinë tregoi se kur ka vullnet, fëmijët tanë mund të kenë kushte më të mira, më shumë dije dhe më shumë mundësi për të ardhmen.
Tani synimi i saj është që këtë ndryshim ta shtrijë në gjithë Kosovën, që çdo nxënës, pavarësisht qytetit apo vendit ku jeton, ta ketë mundësinë për një arsim modern dhe cilësor.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







