Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Albena Reshitaj ka njoftuar pas takimit të zhvilluar me bashkatdhetaret në Zvicër.
Reshitaj tha se entuziazmi, energjia dhe dashuria juaj e jashtëzakonshme në Winterthur te Zyrihut dëshmuan edhe një herë forcën e vizionit tonë, të unitetit dhe të rrugës sonë shtetformuese.
Postimi i plotë:
Sot, më 24 maj në Ditën e Presidentit, të lidhur me vizionin shtetformues të Presidentit historik Ibrahim Rugova në Zvicër, bashkë me bashkatdhetarët tanë, u dëshmua edhe një herë se rugovizmi jeton.
Faleminderit mërgimtarë! Entuziazmi, energjia dhe dashuria juaj e jashtëzakonshme në Winterthur te Zyrihut dëshmuan edhe një herë forcën e vizionit tonë, të unitetit dhe të rrugës sonë shtetformuese.
#LDK 🇽🇰✌️

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







