Ermira Bytyçi nga Suhareka, do të garojë për herë të parë si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit të këtij viti.
Bytyçi është ekonomiste e diplomuar në Universitetin e Prishtinës. Mbi 18 vite përvojë profesionale në fushën e financave dhe kontabilitetit, përfshirë edhe studime profesionale në institutin e kontabilistëve, auditorëve dhe financierëve. E ka filluar karrierën në sektorin privat, paralelisht me studimet universitare.
Bytyçi garon si kandidate për deputete me numrin 67 në Listën e Vetëvendosjes!

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







