Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Besim Kodra, bashkë me kandidatët e tjerë kanë vazhduar takimet me qytetarët.
Përmes një njoftimit, Kodra ka njoftuar se kanë vizituar fshatin Dobërdelan, të cilët sipas tij ndanë shqetësimet dhe vështirësitë që po i përjetojnë çdo ditë.
“Mungesa e stabilitetit politik, pasiguria dhe mungesa e perspektivës e kanë rëndu jetën e tyre”, ka shkruar Kodra.
Postimi i plotë:
Takimet me qytetarë po vazhdojnë. Këtë të diel patëm kënaqësinë me bashkëbisedu me qytetarët e Debërdelanit, të cilët ndanë me ne shqetësimet dhe vështirësitë që po i përjetojnë çdo ditë. Mungesa e stabilitetit politik, pasiguria dhe mungesa e perspektivës e kanë rëndu jetën e tyre.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







