spot_img
HomeLajmeKurti në Pejë për vizitë te familja Qehaja, për...

Kurti në Pejë për vizitë te familja Qehaja, për të parë nga afër punimet restauruese në shtëpinë e tyre

spot_img

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se bashkë me ekipin e tij kanë qenë në Pejë për vizitë te familja Qehaja, për të parë nga afër punimet restauruese në shtëpinë e tyre që i takon shekullit të XIX-të, shtëpi kjo me vlera të larta arkitekturore.

Kurti tha se ky investim, në vlerë prej rreth 240 mijë euro, synon ruajtjen e identitetit të kësaj shtëpie që përmban karakteristika të veçanta për arkitekturën tipike të shtëpive qytetare në Pejë.

“Mënyra e jetesës dhe historia e qyteteve tona ruhen më së miri përmes trashëgimisë kulturore. Çdo monument i restauruar është simbol kujtese i së kaluarës për brezat që vijnë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: 

Mënyra e jetesës dhe historia e qyteteve tona ruhen më së miri përmes trashëgimisë kulturore. Çdo monument i restauruar është simbol kujtese i së kaluarës për brezat që vijnë.

Në Pejë ishim për vizitë te familja Qehaja, për të parë nga afër punimet restauruese në shtëpinë e tyre që i takon shekullit të XIX-të, shtëpi kjo me vlera të larta arkitekturore.

Ky investim, në vlerë prej rreth 240 mijë euro, synon ruajtjen e identitetit të kësaj shtëpie që përmban karakteristika të veçanta për arkitekturën tipike të shtëpive qytetare në Pejë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img