spot_img
HomeLajmeKuçi bashkë me Hazrollin vizitojnë kompaninë BTC Costruzioni SRL...

Kuçi bashkë me Hazrollin vizitojnë kompaninë BTC Costruzioni SRL në Itali: Duhet të bëjmë çmos që bizneset e tilla t’i sjellim në Kosovë

spot_img

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Kuçi, së bashku me kandidatin tjetër Gëzim Hazrolli, kanë vizituar kompaninë BTC Costruzioni SRL të sipërmarrësit të suksesshëm nga Semetishti i Suharekës, Refki Bytyqi, në Treviso të Italisë.

Kuçi tha se përveç suksesit në fushën e ndërtimit, kompania është e njohur sidomos për vendosjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve solare.

“Duhet të bëjmë çmos që biznese të tilla të suksesshme dhe përvojën e tyre t’i sjellim edhe në Kosovë”, ka shkruar Kuçi.

Postimi i plotë: 

Sot bashkë me Gëzim Hazrollin vizituam kompaninë BTC Costruzioni SRL të sipërmarrësit shumë të suksesshëm nga Semetishti i Suharekës, Refki Bytyqi, në Treviso të Italisë.

Përveç suksesit në fushën e ndërtimit, kompania është e njohur sidomos për vendosjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve solare.

Kënaqësi e veçantë të shoh nga afër suksesin në biznes të mërgatës sonë shqiptare.

Duhet të bëjmë çmos që biznese të tilla të suksesshme dhe përvojën e tyre t’i sjellim edhe në Kosovë.

✅️ #LDK113
✅️ #blerimkuçi47

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img