spot_img
HomeLajmeAdriana Matoshi për shtesat nga 100€: Qeveria po qëndron...

Adriana Matoshi për shtesat nga 100€: Qeveria po qëndron pranë atyre që më së shumti kanë nevojë

spot_img

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka mirëpritur vendimin e Qeverisë në detyrë për dhënien e shtesave nga 100€ për katër kategori të ndryshme.

Përmes një postimi, Matoshi tha se sot më shumë se kurrë, po dëshmohet se kur ke vullnet për punë dhe përkujdesje për qytetarët, rezultatet nuk mungojnë.

“Në kohë sfiduese ekonomike, Qeveria po qëndron pranë atyre që ma së shumti kanë nevojë, familjeve e fëmijëve, pensionistëve, studentëve, punëtorëve e edhe nanave lehona.
✅ 100€ për pensionistët
✅ 100€ për fëmijët
✅ 100€ për studentët aktivë
✅ 100€ për punëtorët e sektorit jopublik
✅ 500€ për nanat lehona

Kjo është ndihma direkte për familjet tona, për një nanë që ka nevojë për mbështetje, për një student që mundohet për të ardhmen, për një pensionist që meriton dinjitet.
Dhe pikërisht ky është realiteti që disa nuk duan ta pranojnë.
Sepse qytetarët po e ndjejnë ndryshimin në jetën e tyre të përditshme.
Kosova mbase nuk ka shumë, por aq sa kemi, kjo Qeveri po e ndan me ata që kanë më së shumti nevojë”, ka shkruar Matoshi.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img