Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Gëzim Hazrolli ka njoftuar se mbrëmë së bashku me anëtarët e tjerë kanë vizituar fshatin Reshtan të Suharekës.
Nëpërmjet një postimi, Hazrolli u shpreh se në Reshtan u pritën nga një takim i ngrohtë me strukturat e nëndegës dhe banorët e këtij fshati.
Ai tha se me banorët e këtij fshati zhvilluan një bashkëbisedim të hapur e shumë përmbajtësor për sfidat, angazhimin dhe rrugëtimin tonë të përbashkët.
“Mbështetja, mikpritja dhe besimi i tyre janë motivim i madh për të vazhduar punën me përkushtim e përgjegjësi. Faleminderit për pritjen dhe respektin!
Me respekt,
Gjeneral (R.) Gëzim Hazrolli”, ka shkruar Hazrolli.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







