spot_img
HomeLajmeGega kritikon qasjen e pushtetit rreth sektorit privat: Dalin...

Gega kritikon qasjen e pushtetit rreth sektorit privat: Dalin krenohen me të arriturat, përkrahje zero

spot_img

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Arben Gega ka kritikuar qasjen e partisë në pushtet rreth politikave të sektorit privat. 

Gega, i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, ka thënë se përkrahja e Qeverisë aktuale ndaj sektorit privat ka qenë zero, ndërsa u shpreh se kryeministri Kurti mburret vetëm me shifra nga inkasimi i doganave dhe TVSH-së.

“Qasja e zyrtarëve aktual që janë në pushtet, e kanë një qasje shumë të gabuar, vetëm kur është puna për t’u lavdëruar se sa kanë inkasuar nga doganat, dalin e mburren me atë punë e kurrë nuk e përmendin që ato dogana, atë TVSH e ka sjellë sektori privat. Pra është sakrifica e njerëzve që punojnë pothuajse 24 orë, ballafaqohen me procedura burokratike, doganore, transportit, edhe ministri i financave ose kryeministri del lavdërohet se na kemi bo aq buxhet apo aq doganë, por ne këtu jetojmë edhe e kemi pa sa pak vizitohen bizneset private nga qeveria aktuale dhe përkrahjen e kanë zero”, ka deklaruar Gega

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img