Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gega ka qenë mysafiri i radhës i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” me Fadil Bytyçin në kuadër të HisariOnline.
Gega, i cili ishte kandidat për deputet nga kjo parti edhe në zgjedhjet fundit, është shprehur i kënaqur me numrin e votave të fituara, ani se ato nuk mjaftuan që ai të zgjidhej deputet.
Ai ka thënë se PDK-ja ka shënuar rritje deri në 25% në Suharekë, pas një aktiviteti të mirë me kryesinë e partisë.
“Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur me zgjedhjet e kaluara në Suharekë për PDK-në, ne kemi pasur një ngritje prej zgjedhjeve të 9 shkurtit, edhe pse po thuhet që janë lodhë njerëzit shumë me fushata të shpeshta, zgjedhje të shpeshta, por ne kemi mbërri me një aktivitet shumë të mirë me kryesinë e partisë demokratike, me kryetarin Dardanin, me shumë të tjerë e kemi ngrit diku deri në 20-25% partinë në Suharekë. Për mu ka qenë pak më e rëndë, sepse fundi i vitit është çështja e biznisit, që mbyllet viti, ka qenë një ngarkesë e madhe dhe koha shumë e shkurtër, por për mu si hera e parë është mirë, kam mbërri diku deri në 8 mijë vota dhe konisderoj që tash është koha më e mirë, më e përshtatshme dhe besoj që kemi me dalë edhe shumë më mirë kësaj here”, deklaroi Gega.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







