spot_img
HomeLajmeAngazhimi në nivelin lokal, Arben Gega tregon prioritetet në...

Angazhimi në nivelin lokal, Arben Gega tregon prioritetet në komunën e Suharekës nëse zgjidhet deputet

spot_img

Arben Gega, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Fjala dhe Faktet” në kuadër të HisariOnline. 

Gega ka bërë të ditur se në çka do të fokusohet në qytetin prej nga vjen, nëse arrin të zgjedhet deputet i Kuvendit

“Njeriu prej secilit vend që vjen i din problemet ma të mdhaja çka janë dhe hallet e njerëzve që janë pak më shumë. Unë besoj që kemi me dhënë një kontribut shumë të madh, ka shumë në Suharekë që mundet me u punu shumë, qoftë te pastrimi i lumenjve, qoftë te impiantet, që unë jam me profesion inxhinier i hidroteknikës, te impiantet e pastrimit të ujërave të zeza që mungojnë shumë në krejt Kosovën, unë besoj që kemi me dhanë një kontribut shumë të madh te zhvillimi i biznesit lokal, te lehtësirat në procedurat burokratike, komunikimi…sepse shpesh kemi mungesë të komunikimit mes institucionit lokal të Suharekës me ministrinë, ku domosdoshmërisht janë disa ligje, rregullore që duhet me u miratu në ministri, për me vazhdu komuna, unë besoj që në atë drejtim kemi me dhanë një kontribut shumë të madh me kriju një urë që komunikimi me qenë sa ma i lehtë për me i lehtësu procedurat edhe zyrtarëve të Suharekës”, deklaroi Gega.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img