spot_img
HomeSportBasketbollSonte akti i dytë i finales së "play-off" në...

Sonte akti i dytë i finales së “play-off” në basketboll, shfaqja sërish në “Minatori”

spot_img

Të mërkurën zhvillohet finalja e dytë e “Play-off”-it të ProCredit Superligës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit.

Finalet si gjithmonë kanë dhuruar spektakël të basketbollit dhe kështu pritet edhe nesër mbrëma në “Minatori”.

Sfida e parë i takoi mitrovicasve 94:79, derisa kampion shpallet skuadra që shënon katër fitore. Edhe akti i dytë i finales zhvillohet në Mitrovicë, e më pas dy finalet e ardhshme zhvendosen në Prizren.

Përballja e parë finale solli shumë emocione në “Minatori”, në një spektakël të jashtëzakonshëm të basketbollit.

Këto dy skuadra ishin ndeshur edhe edicionin e kaluar në finale, e po ashtu edhe në dy finalet e fundit të Kupës së Kosovës, ku fituan ‘Xehetarët’.

Finalja 2

E mërkurë

19:30 Trepça – Bashkimi

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img