Ish-deputetja e legjislaturës së fundit në Kuvend, Adelina Thaçi, ka qenë së fundmi mysafirja e radhës e ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet”.
Thaçi ndërsa ka folur për rrugëtimin e saj muzikor në fillimet e karrierës artistike, ajo ka folur edhe për politikë, pasi së fundmi mori besimin e votuseve të LDK-së duke u përzgjedhur deputete e Kuvendit.
Thaçi ka folur për riorganizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 7 qershor, ndërsa ka treguar edhe pritshmëritë e kësaj partie.
“Prej vet faktit që po bëhemi të gjithë bashkë, sepse unë në fakt sa kam hy dhe nuk është se i njoh edhe shumë përbrenda edhe thjesht unë e kam një metodë timen që më shumë dëgjoj, vrojtoj, natyrisht jam edhe mendimet e mia, por është koha me i lanë edhe ato hatërmbetjet, edhe..simethënë me i bashku tana forcat, në mënyrë që me u kthy LDK-ja qysh ka qenë si më parë. Për mu të gjithë janë veprimtarë, kontribues, sepse unë i përkas tash LDK-së së sotme dhe e vlerësoj gjithësecilin prej tyre për kontributin që e kanë dhënë shumë-vjeçar, pra prej fillimit të LDK-së e deri më sot. Për mu thjesht mendoj që është një rrugë e mbarë, me shpresën që do të dalim shumë më mirë në këto zgjedhjet e ardhshme, duke i uru suksese e punë të mbarë, mendoj që jemi në rrugën e duhur, natyrisht pritet tash me u pa edhe në zgjedhje, mendoj që duhet me punu shumë, me qytetarë, me votues tanë, me ata që na kanë besu gjithmonë..kështu që kjo është përgjigja ime..ishalla është me hajr që thotë një fjalë popullore, kështu që po vijmë aty ku ne dëshirojmë”, u shpreh Adelina Thaçi.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







