spot_img
HomeLajmeÇfarë e motivoi Adelina Thaçin që t'i futet politikës?...

Çfarë e motivoi Adelina Thaçin që t’i futet politikës? Flet këngëtarja

spot_img

Adelina Thaçi, këngëtarja e njohur kosovare, ka qenë së fundmi mysafire e ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.

Thaçi, ndërsa rrefeu për rrugëtimin e saj artistik, u ndal edhe te politika, e cila së fundmi ishte deputete e Kuvendit të Kosovës.

“Njeriu gjatë jetës së vet kurrë nuk e din në çfarë pika arrin, unë meqë e kisha bashkëshortin në politikë edhe prej se jemi martu jetojmë bashkë, gjithmonë e kam shprehë njëfarë interesimi herë pas here, se kur ia lexojsha kolumnet, dhe mënyrën qysh i shkrun, më patën bo për vete. Sepse krejt ato shqetësime, kritikat, që kishim ne si qytetarë, domethënë aq bukur arrinte mi përshkru sa fillove mi lexu, por në ndërdije, me kalimin e viteve unë nuk e kisha kuptu që diçka kish fillu tek unë me m’ngacmu. Pastaj fillova gradualisht mi pa edhe debatet por kjo pastaj ishte edhe ana tjetër e revoltës time edhe si qytetare fillimisht, si artiste dhe si nanë, sepse në fund të fundit ne po jetojmë në Kosovë dhe thjesht gjithësecilin prej nesh po na prekin këto problemetika. Pra e kisha problematikën e arsimit, të fushës së kulturës, problematikën e pensionistëve, sepse në çdo shtëpi ne kemi nga një pensionist…në fushën e kulturës shihja se sa shumë treumpetohet e sa lavdia çohet, e në fakt kultura nuk ka as intitucionet e veta dhe objektin e saj..pra krejt kjo pastaj si me thënë u grumbullu dhe si përfundim, nuk është që ka qenë e lehtë me marrë vendimin, sepse LDK-ja kishte kohë që më ngacmonte në atë kuptimin pozitiv për me iu fut listës për deputete dhe qenë pjesë e kësaj parite. Unë edhe kam qenë gjithmonë votuese e kësaj partie, por përvoja me publikun ma ka letu dhe e kam pasë pak ma lehtë dhe normalisht garova, fillova me taku qytetarët e Kosovës edhe prej një pozicioni tjetër, ku i shihja disa fytyra të vuajtura, por njëfarë shkëlqimi me njëfarë shprese..tani mënyra qysh flisnim me mu, si me thënë hallet e dertet që i shpejgonin e aty unë jam shumë e ndjeshme edhe mundona edhe do të mundohem deri sa unë të jem në këtë angazhim me i dëgju edhe të paktën ndonjë gur të vogël me lëviz..”, u shpreh Adelina Thaçi.

Më poshtë, intervista e plotë: 

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img