spot_img
HomeLajmeSi filloi karriera profesionale? Adelina Thaçi përshkruan rrugëtimin e...

Si filloi karriera profesionale? Adelina Thaçi përshkruan rrugëtimin e saj muzikor përgjatë viteve

spot_img

Këngëtarja e njohur dhe deputetja e legjislaturës së fundit, Adelina Thaçi ka qenë mysafirja e radhës e ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.

Thaçi ka rrëfyer shumë gjëra nga jeta personale por edhe nga ajo artistike si dhe së fundmi edhe për politikën.

“Rrugëtimi im muzikor ka qenë jashtëzakonisht i bukur, edhe frytdhënës dhe me shumë suksese të njëpasnjëshme. Rrugëtimi im ka fillu që në moshë të re, fillimisht ai interesimi si fëmijë për këngën, dashurinë për të, pastaj për t’u marrë me profesionalisht ka qenë prej shkollës së mesme, ku mbarova shkollën e mesme të solo këndimit, për të vazhduar pastaj në akademinë e arteve, aty mbarova katër vjet, po ashtu në drejtimin e solo-këndimit dhe më pas edhe magjistraturën e kam mbaru në Universitetin Publik të Shkupit, dhe përgjatë shkollimit aty kam qenë pjesëmarrëse e shumë festivaleve, ku kam qenë e shpërblyer me vendet e para, sepse mendoj se rritja më e madhe profesionale te një këngëtar është pjesëmarrja në festivale. Aty kam mësu shumë, jam rrit profesionalisht por natyrisht edhe nga ana shkolliore ose mësimet, tu fillu prej shkollës së mesme që i përmenda, fakulteti, magjistratura, pra gjitha këto më kanë bë një profesioniste edhe Adelina që jam sot”, ka rrëfyer Thaçi.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img